Si përcjellsja e parë u zgjodh Bojana Raçiqeviq nga Shtërpca, ndërsa si e dyta Aleksandra Miljkoviq nga komuna e Obiliqit, vendosi juria. Rezultatet u shpallen nga presidenti i Komitetit të Republikës Srpska për ndihmën e serbëve në Kosovë dhe anëtari i jurisë, Milorad Arlov, i cili vajzave ua dhuroi shpërblimet dhe lulet.
„Vajza e Kosovës“ dhe përcjellset e saj u zgjodhën nga juria midis 12 kandidatet, të cilat gjatë dhjetë ditëve të fundit janë përzgjedhur në të gjitha zonat serbe në Kosovë.
Marija Filipoviq tha se nuk e ka pritur fitorën, por i vjen mirë se këtë vit ajo është shpërblyar me titullin „Vajza më e bukur e Kosovës“.
„Fitoren nuk e prisja, ka pasur shumë vajza të bukura. Sigurisht se jam e lumtur dhe e emocionuar. Kam marr pjesë edhe vitin e kaluar. Më pëlqen tradita dhe veshja tradicionale serbe dhe për këtë arsye aplikova përsëri“, tha Marija, e cila do ta ketë nderin që në manifestimin qendror „Mbrëmja poetike e Vidovdanit“, e cila do të mbahet në portën e manastirit të Graçanicës, t’ia dorëzojë poetit dhe shkrimtarit për fëmijë nga Kraljeva, Dejan Aleksiq, çmimin „Kondiri i i vajzës së Kosovës“.
Në manifestim, në portën e manastirit të Graçanicës, interpretuan shoqatat e shumta kulturore e artistike, ansambli „Venac“, SHKA „Sveti Sava“ nga Maqedonia, ndërsa mini-koncerti u mbajt nga vëllezërit Teofiloviq. Të pranishëm ishin disa qindra njerëz.
800×600
Marija Filipoviq nga fshati Livagje u zgjodh si më e bukura e Kosovës, u vendos mbrëmë në konkursin final të mbajtur në portën e manastirit të Graçanicës në kuadër të „Festimit të Vidovdanit“.
Normal
0
false
false
false
EN-US
X-NONE
X-NONE
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;}