Me përfaqësuesin e DEMOS-it biseduan drejtori i Administratës, Sasha Sekuliq, drejtori i Shërbimeve Publike, Vladica Trajkoviq dhe këshilltarët Dejan Mitiq dhe Aleksandar Tomiq.
Z. Pijals ishte më i interesuar për temën lidhur me planifikimin e buxhetit komunal për vitin 2017, menaxhimin e mbeturinave, zgjedhjet lokale, regjistrimin e pronës komunale, rikonstruktimin e ndriçimit publik.
Drejtori i Administratës tha se korniza e buxhetit për vitin 2017 është e ngjashme me vitin aktual dhe në krahasim me numrin real të banorëve në komunën e Graçanicës nuk i përmbushë nevojat. Ai theksoi se Komuna e Graçanicës përballet me një buxhet dy herë më të vogël për shkak të bojkotimit të regjistrimit të vitit 2011.
“Për këtë qëllim, ne përpiqemi që të mbahet ri-regjistrimi i popullsisë në territorin e komunës së Graçanicës pasi që nevojat janë vazhdimisht në rritje. Lidhur me buxhet së shpejti do të fillohet me mbajtjen e debatëve publike me qytetarët për çështjet prioritare që duhet të zgjidhen me mjetet vetanake dhe në dispozicion. Falë DEMOS-it momentalisht punohet në regjistrimin e pronës komunale. Menjëherë pas kësaj do të fillojmë me organizimin e zgjedhjeve lokale në mënyrë që qytetarët t’i zgjedhin udhëheqësit e tyre", tha Sekuliq, ndërsa z. Pijals ofroi ndihmën e ekspertëve lidhur me organizimin e tyre dhe materialin propagandues. Përfaqësuesi i DEMOS-it tha se lidhur me problemin e buxhetit dhe përpjekjeve komunale për mbajtjen e ri-regjistrimit ai do të bisedojë me autoritetet.
Z. Pijals ishte më shumë i interesuar për projektin e rindërtimit të ndriçimit publik, duke pasur parasysh se me mjetet e DEMOS-it është filluar projekti i modernizimit me dritat e reja LED.
“Komuna e Graçanicës është shumë e interesuar që në kuadër të projekteve DEMOS të merr pjesë në rindërtimin e ndriçimit publik në tërë territorin e pushtetit lokal”, theksoi drejtori i Administratës.
Duke folur për problemin e shërbimeve komunale, z. Sekuliq e informoi mysafirin për synimin e Komunës së Graçanicës për të formuar një kompani të shërbimeve komunale dhe lidhur me këtë pritet një përgjigje nga ministria kompetente. Z. Pijals tha se DEMOS-i me komunat partnere është duke punuar në hartimin e planit për menaxhimin e mbeturinave.
Z. Pijals i njoftoi përfaqësuesit e Komunës së Graçanicës se DEMOS-i më 7 shtator do të organizojë një ceremoni, në të cilën do të ndajë grante për komunat më të suksesshme për realizimin e projekteve të ndryshme.
Vitin e kaluar Komuna e Graçanicës, në kuadër të projektit DEMOS, u shpërblye me dy grante shtesë si pushteti lokal me performancë më të mirë dhe progres më të lartë.
800×600
Përfaqësuesit e Komunës së Graçanicës biseduan me menaxherin e projektit DEMOS, Noreber Pijals, për sfidat e komunës, bashkëpunimin e deritanishëm dhe të ardhshëm lidhur me projektet që kanë për synim përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe jetës së qytetarëve.
Normal
0
false
false
false
EN-US
X-NONE
X-NONE
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;}