Njoftojmë të gjithë të diplomuarit se USAID-i hapi thirrjen për punën praktike në fushën e efiçiencës së energjisë.
Programi i punës praktike për Energjinë e re, i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe i zbatuar përmes Aktivitetit për Qëndrueshmërinë e Energjisë, tani po pranon aplikime.
Ky program ka për qëllim forcimin e kapaciteteve të institucioneve lokale dhe t’i lehtësojë investimet në infrastrukturën e energjisë së rinovueshme, në mënyrë që të përmirësohet qëndrueshmëria financiare dhe mjedisore e sektorit energjetik të Kosovës.
Kandidatët e suksesshëm do të marrin pjesë në punën praktikë të paguar që ofron mundësi të mëdha për të fituar aftësi kyçe për llojet e vendeve të punës në dispozicion në sektorin në rritje të energjisë së rinovueshme të Kosovës.
Të gjitha informacionet mund t’i shihni në linkun e mëposhtëm.
https://kosovajob.com/tetra-tech/call-for-applications-new-energy-internship-program
| ОдговориПроследи
Додајте реакцију |