Raporti mbi indeksin e konkurrencës komunale paraqet qëndrimet e ndërmarrjeve kosovare dhe ofron analizën e menaxhimit të ekonomisë në Kosovë me qëllim të identifikimit dhe tejkalimit të sfidave me të cilat përballen ndërmarrjet në aspektin e respektimit të dispozitave dhe rregullave ligjore.
Në raport theksohet se Komuna e Graçanicës ka shënuar rezultate të dukshme sa i përket ofrimit të shërbimeve për sipërmarrësit, por është treguar nevoja edhe për rritjen e nivelit të transparencës në aspektin e ditëve të nevojshme për regjistrimin e kompanive, rregullimi i rrugëve lokale, si dhe sigurimi më i madh i informatave për sipërmarrësit nga territori i komunës para procedurës së tenderit.
Në raport është lavdëruar fakti se Komuna e Graçanicës është në mesin e komunave udhëheqëse në Kosovë sipas aftësisë profesionale të zyrtarëve, si dhe sipas bashkëpunimit të zyrtarëve në kuptim të rregullimit të rregullave dhe marrjes së vendimeve.
Raporti mbi indeksin e konkurrencës nëpër komunat e Kosovës ka përfshirë hulumtimin e kryer në 38 komuna kosovare, në mesin e të cilave janë edhe 10 komuna me popullsi serbe.
Përfaqësuesit e USAID – it prezantuan sot zyrtarëve të Komunës së Graçanicës raportin vjetor mbi indeksin e konkurrencës nëpër komunat e Kosovës. Raporti ka të bëjë me periudhën e vitit 2013.