Kryetari Kostiq tha se ai është i kënaqur që mund ta mirëpres delegacionin e Austrisë dhe ta njoftoi me karakteristikat kryesore, gjendjen aktuale dhe mundësitë zhvillimore të komunës së Graçanicës.
„Ka tre drejtime të zhvillimit të komunës sonë. Ne kemi filluar me kulturën dhe tani Graçanica është një vend me ngjarje të pasura kulturore. Drejtimi i dytë është zhvillimi i turizmit, ndërsa drejtimi i tretë, dhe si më i rëndësishëm i zhvillimit të komunës së Graçanicës është ekonomia“, tha Kostiq.
Kryetari i komunës së Graçanicës tha se pushteti lokal duhet të sigurojë për investitorët potencial të gjitha kushtet e nevojshme për investime, kryesisht në infrastrukturë.
„Ne kemi nevojë për rrjetin e ri të ujësjellësit, të kemi kolektorë të mirë dhe sistemin për pastrimin e ujërave të zeza, rrugë anësore rreth Graçanicës. Në lidhje me këto plane tashmë një vit jemi duke biseduar dhe bashkëpunuar me kompaninë austriakë OSTAP dhe nga Ministria e financave e Austrisë presim që t’i miratojë fondet e nevojshme“, i tha z. Kostiq delegacionit prej shtatë parlamentarëve austriakë, përndryshe përfaqësues të gjashtë partive politike të atij vendi.
Përfaqësuesi i Parlamentit austriak, Kristof Vavrik, e falënderoi z. Kostiq për pritjen dhe shtoi se Austria do të vazhdojë të mbështesë zhvillimin e Kosovës.
„Gjatë vizitës dyditore në Kosovë kemi dashur ta vizitojmë komunën multietnike dhe shembulli më i mirë është Graçanica“, tha ai.
Pas vizitës së zhvilluar me kryetarin e komunës së Graçanicës, parlamentarët austriakë e vizituan manastirin e Graçanicës, ku folën me Peshkopin Teodosije.
800×600
Kryetari i komunës së Graçanicës, Vladeta Kostiq, bisedoi me delegacionin e parlamentarëve austriakë në krye me ambasadorin e Austrisë në Prishtinë, Gernot Pfandler.
Normal
0
false
false
false
EN-US
X-NONE
X-NONE
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;}