Të mbështetur nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, Komuna e Graçanicës, Prishtinës, Shtimjes, Lipjanit, Fushë Kosovës dhe të Obiliqit kanë nënshkruar një marrëveshje të përbashkët që do të promovojë dialogun dhe bashkëpunimin mes komuniteteve.
Me nënshkrimin e marrëveshjes, komunat u zotuan për avancimin e ndërveprimit midis komuniteteve të ndryshme nëpërmjet realizimit të projekteve dhe aktiviteteve të përbashkëta, si dhe përfshirjen e të rinjëve në vendimmarrjen lokale.
Kryetarët e komunave folën për angazhimin për këtë qëllim, ndërsa kryetari i Komunës së Graçanicës, Vladeta Kostiq, tha se Komuna e Graçanicës mund të krenohet me stafin e ri nga të gjitha komunitetet, si dhe me faktin që komunitetet pakicë (shqiptarë, goranë dhe romë) janë të përfaqësuar në pushtetin ekzekutiv me mbi 10 për qind .
“Zyrtarët tanë nuk janë të moshës së vjetër dhe kjo na lehtëson komunikimin dhe punën, duke pasur parasysh se ata nuk kanë barrën e së kaluarës që e pengon banorët e gjeneratave më të vjetra. Komuna e Graçanicës është komunë absolutisht e qëndrueshme ndëretnike dhe problemet e sigurisë, që janë paraqitur, nuk ishin shkaktuar për shkak të mungesës së tolerancës ndëretnike. Raporti i mirë i komunave në këtë aspekt do të kontribuojë në arritjen e tolerancës, respektit reciprok dhe punës së përbashkët ", tha Kostiq, para nënshkrimit të marrëveshjes.
“Në qoftë se unë, si kryetar komune, kam raporte të mira me të gjithë kryetarët e komunave, atëherë kam edhe liri që t’i thërras ata personalisht nëse ndonjë anëtar i komunitetit tim ka një problem të veçantë në komunën e tyre, çka ka ndodhur në të kaluarën dhe në këtë mënyrë jozyrtarisht është bashkëpunuar. Prandaj, e përshëndes këtë iniciativë nga ana e OSBE-së dhe jam mirënjohës që Komuna e Graçanicës është pjesëmarrëse të saj ", tha Kostiq.
Kryetarët e komunave në fillim u përshëndetën nga shefi i OSBE-së, Jean-Claude Schlumberger, i cili theksoi rëndësinë e marrëveshjes së nënshkruar.
“Si rezultat i nënshkrimit të deklaratës së sotme do të formohet grupi punues, i cili do të përbëhet nga përfaqësues të secilës komunë për t’i zhvilluar idetë për projektet dhe aktivitetet e përbashkëta. Shpresoj se shumë aktivitete të suksesshme do të dalin nga kjo, si dhe që komunitetet do ta arrijnë një lidhje shumë të fortë të bashkimit për ta avancuar dhe respektuar diversitetin e rajonit”, tha Schlumberger.
Pas nënshkrimit të deklaratës, z. Schlumberger dhe Kostiq u ndalën për të zhvilluar një bisedë të shkurtër.
800×600
Kryetari i Komunës së Graçanicës, Vladeta Kostiq, ka nënshkruar me disa kryetarë të komunave të Kosovës deklaratën për promovimin e dialogut ndërmjet komuniteteve.
Normal
0
false
false
false
EN-US
X-NONE
X-NONE
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;}