Në Shkollën elektronike u shënua festa Shën Sava me një program kulturor dhe artistik dhe prerjen e ëmbëlësirës festive. Kremtimi u ndoq nga personeli i shkollës, nxënësit dhe prindërit e tyre, përfaqësues të institucioneve, ndërsa si mysafirë të veçantë ishin përfaqësues të „Elektroprivreda“ të Serbisë.
Për nxënësit më të suksesshëm janë ndarë mirënjohjet dhe dhuratat, ndërsa për individët dhe institucionet, që kanë ndihmuar në punën e shkollës, letra falenderimi. Për mbështetjen e arritjes më efikase dhe efektive të procesit arsimor, ndër të tjera, për kryetarin e komunës së Graçanicës, Vladeta Kostiq dhe drejtoreshën e Departamentit komunal të arsimit, Gordana Toskiq janë ndarë mirënjohjet.
„Në këtë mënyrë ne deshtwm të shprehim nderin që bashkëpunojmë me ju, si dhe mirënjohjen që na ndihmoni në këtë kohë të vështirë për të gjithë ne, kur jemi duke luftuar për të mbijetuar, si dhe të sigurojmë për fëmijët tanë një fëmijëri dhe kushte sa më të mira“, tha drejtori i shkollës Milosh Dimitrijeviq.
Mysafirët nga Serbia theksuan se kjo kompani do të kontribuojë dhe do të ndihmojë që të gjitha institucionet të bëhen edhe më të forta dhe më të qëndrueshme, ndërsa shkollat të mbledhin sa më shumë nxënës për të fituar njohuri të nevojshme për zhvillimin e mëtejshëm të këtij rajoni.
Gjatë ceremonisë së sotme iu janë ndarë mirënjohjet nxënësve më të suksesshëm, si dhe dhuratat.
Festa e Shën Savës shënohet tradicionalisht në shkolla si ditë pune,por pa mbajtjen e mësimit.
800×600
Në të gjitha shkollat e komunës së Graçanicës u shënua festa shkollore Shën Sava. Kryetari i komunës së Graçanicës, Vladeta Kostiq, mori pjesë në ceremoninë e organizuar në Shkollën elektroteknike në Sushicë.
Normal
0
false
false
false
EN-US
X-NONE
X-NONE
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;}