Me valle, këngë dhe lojë fëmijët nga Lepina, Suhadolli, Lagjja e re, Lipjani, Dobrotini dhe Gushterica e Poshtme festuan ditën e tyre.
Pedagogu i institucionit parashkollor "Dielli" nga Lipjani, Slagjana Rashiq, tha se ky është vetëm vazhdimi i mbledhjes tradicionale që për fëmijët e këtij institucioni do të thotë daljen jashtë mjedisit të tyre dhe argëtimi me moshatarët e tyre.
“Për ne ishte e rëndësishme që të zgjojmë tek fëmijët krijimtarinë, të dalin nga mjedisi i tyre i izoluar dhe ta shënojmë me vallëzim këtë ditë. Ky është një gëzim i veçantë për ta dhe ne jemi këtu për të ndihmuar ata të bëjnë këtë”, tha Rashiq.
Transportin e fëmijëve deri në Graçanicë e ka siguruar Departamenti i arsimit, kulturës, rinisë dhe sportit të Komunës së Graçanicës.
“Ne jemi të lumtur që në një mënyrë mundemi t´i ndihmojmë fëmijët që buzëqeshja e tyre të qëndroj ende. Sot ne jemi kënaqur me pamjen madhështore dhe gjithmonë do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të ndihmuar ata në rritjen më të lumtur dhe më të gëzuar”, tha drejtoresha Gordana Toskiq për portalin e Komunës së Graçanicës.
Manifestimi „Të rritemi duke vallëzuar” u organizua nga Asociacioni i vallëzimeve për fëmijë.
Festa e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të fëmijëve ka mbledhur sot në oborrin e manastirit të Graçanicës mbi njëqind fëmijë nga njësitë punuese të institucionit të edukimin parashkollor "Diell" nga Lipjani.