Periudha e trajnimit intesiv, e cila nënkupton mbajtjen e orëve dy herë në javë për 90 minuta, do të fillojë nesër. Ligjeruesja edhe këtë herë do të jetë profesoresha e gjuhës shqipe, Anyla Zajmi, ndërsa për pjesëmarrje në këtë trajnim janë lajmëruar rreth njëzet punëtorë të Komunës së Graçanicës, të cilët gjatë gjashtë muajve të ardhshëm do të mësojnë të lexojnë, të kuptojnë dhe të shprehen në gjuhën shqipe.
Kursi është vazhdimi i trajnimit të realizuar vitin e kaluar, të cilin me sukses e kanë kryer shtatë zyrtarë të Komunës së Graçanicës.
Falë këtij kursi, siç ka thënë atëherë drejtori i Administratës, Zvonko Stankoviq, për ta është lehtësuar komunikimi me pjestarët e komunitetit shqiptar. I njëjti qëllim pritet të arritët edhe me vazhdimin e trajnimit.
Pas përfundimit të kursit zyrtarët e Komunës së Graçanicës do ta marrin çertifikatën. Kursi i gjuhës shqipe gjatë vitit të kaluar u mbajt në 13 komuna në Kosovë.
Komuna e Graçanicës, në bashkëpunim me Qendrën evropiane për çështje të pakicave, organizatën e OSBE – së dhe Zyrën e komisionerit për gjuhët, do ta realizojë programin e trajnimit të gjuhës shqipe për të punësuarit në Komunën e Graçanicës.