Me iniciativën e Zyrës së OSBE-së në Graçanicë, Komunën e Graçanicës e vizitoi delegacioni i Komitetit Këshillues të Konventës Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare të Këshillit të Evropës, i përbërë nga anëtarët e Komitetit Këshillues, Françesko Palermo, Arzu Aghdasi Sian, Sharlot Altenhoener Dion, si dhe përfaqësuesit e Misionit të OSBE-së të Zyrës në Graçanicë.
Përfaqësuesit e Komitetit Këshillues të Konventës Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare, në këtë takim, kanë theksuar se kjo konventë është marrëveshja e vetme në botë kur bëhet fjalë për mbrojtjen e pakicave kombëtare dhe se kjo konventë edhe në Kosovë ka marrë një dimension kushtetues. Ata, gjithashtu, thanë se arsyeja për qëndrimin e tyre në Kosovë është për t’u njoftuar me kushtet e jetesës së pakicave, me të drejtat e tyre dhe zbatimin e ligjit, në mënyrë që në fund ta përpilojnë raportin e tretë me rradhë mbi implementimin e Konventës Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave.
Duke folur për rezultatet e arritura të deritanishme të komunës, Kryetari i Komunës së Graçanicës, Bojan Stojanoviq, theksoi se sfidat kanë qenë të mëdha, por udhëheqja e pushtetit lokal në fund ka arritur të realizoi rezultatet e suksesshme në pothuajse të gjitha sferat e jetës, në zhvillimin e kulturës, sportit, infrastrukturës, mirëqenies shëndetësore dhe në ekonomi.
Në diskutimin interaktiv, kryetari Stojanoviq theksoi se procesi i decentralizimit, realisht, ende nuk ka filluar të zbatohet, duke marrë si shembull zbatimin e legjislacionit nga niveli qendror në nivelin lokal të qeverisjes, të tilla si transferimi i përgjegjësive për ndërtim, prona shoqërore, shërbime publike, furnizim me energji elektrike dhe me ujë, si dhe për decentralizim fiskal.
Kur bëhet fjalë për të drejtat që kanë të bëjnë me pakica, siç janë zbatimi i Ligjit për gjuhë, arsim, lirinë e të shprehurit dhe të mediave në Kosovë, kryetari Stojanoviq theksoi se këto ligje nuk zbatohen nga niveli qendror, ndër të tjera, as përdorimi i alfabetit qirilik nëpër institucione shtetërore, nuk ekziston një kanal në gjuhën serbe, por në fund të takimit ai tha se Komuna e Graçanicës ekziston për tˊi krijuar mekanizmat funksionale për përdorim praktik në shërbim të qytetarëve, në mënyrë që të mbrohen qytetarët e saj dhe për të gjetur makanizmat në realizimin e të drejtave të komunitetit serb pa cenuar të drejtat e komuniteteve të tjerë që kanë të drejtat e njëjta.
Anëtarët e Komitetit Këshillues të Konventës Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare të Këshillit të Evropës do të qënrojnë në Kosovë deri më datën 7 dhjetor të vitit aktual.
Anëtarët e Komitetit Këshillues të Konventës Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare të Këshillit të Evropës vizituan Komunën e Graçanicës për t’u njoftuar me kushtet e jetesës së pakicave, me të drejtat e tyre dhe zbatimin e ligjit.