Z. Kostiq dhe zëvendës drejtori i misionit të USAID-it në Kosovë, Mike de la Rosa, vizituan projektin e ndriçimit publik në rrugën kryesore në Graçanicë, si dhe këndin e lojërave dhe hapësirën e parkingut në Llapnasellë. Në ShF “Vuk Karaxhiq” në Radevë z. Kostiq dhe z. Mike de la Rosa zyrtarisht e lëshuan në punë ngrohjen me avull dhe e zbuluan tabelën në të cilën theksohet ndihma e ofruar nga Agjencia e Shteteve të Bashkura për Zhvillim Ndërkombëtar.
Të tri projektet me 80% të mjeteve janë finacuar nga USAID-i përmes projektit “Avancojmë Kosovën së bashku”, ndërsa Komuna e Graçanicës mori pjesë me 20%.
Zëvendës drejtori i misionit të USAID-it në Kosovë, Mike de la Rosa, pas vizitës së shkollës në Radevë, tha se arsimimi i mirë është çelësi i përmirësimit të bashkëpunimit ndëretnik.
“USAID-i në këtë aspekt kanë qenë duke punuar në realizimin e projekteve që synojnë arsimiminmë të mirë. Me 16 komuna bashkëpunojmë në përmirësimin e bashkëpunimit ndëretnik. Këtu kemi punuar në ndriçimin publik, trotuare, si dhe në gjëra që rrisin nivelin e sigurisë dhe i ndihmojnë njerëzit gjatë lëvizjes. USAID-i është duke punuar që të gjithë komunitetet dhe qytetarët e Kosovës të ndërtojnë një të ardhme të begatë”, tha Mike de la Rosa.
Kryetari i komunës së Graçanicës, Vladeta Kostiq, tha se pushteti lokal me USAID-in vitin e kaluar ka pasur një bashkëpunim të shkëlqyeshëm, kështu që pret të jetë i tillë edhe në të ardhmen.
„Ne kemi punuar në tri projekte, por më i rëndësishmi ishte instalimi i ngrohjes qendrore në shkollën në Radevë, e cila paraprakisht ishte renovuar plotësisht. Falë USAID-it ne tani kemi kushte më cilësore për punë. Të gjithë projektet që i kemi punuar së bashku janë në funkcion dhe detyra jonë është që t’i mirëmbajmë”, tha z. Kostiq duke shprehur falënderimin për bashkëpunimin dhe ndihmën e deritanishme.
Z. Kostiq në të njëjtën kohë paralajmëroi investime të reja në Radevë dhe vendet e tjera të komunës së Graçanicës.
“Në Radevë nuk është bërë asgjë në vitet e fundit dhe qëllimi ynë është që këtij fshatit, por edhe fshatrave të tjera t’ua forcojmë infrastrukturën dhe t’i lidhim me Graçanicën. Do të punojmë në projekte për nevojat e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Radevë, edhe për romët dhe shqiptarët, dmth pavarësisht përkatësisë etnike dhe fetare. Në këtë kuptim, një pjesë e mirë e fondeve dhe investimeve kapitale do të përqëndrohen në këtë pjesë të komunës", tha Kostiq.
Pas vizitës së Radevës, përfaqësuesit e Komunës së Graçanicës dhe të USAID-it e vizituan shkollën fillore në Lepinë.
800×600
Kryetari i komunës së Graçanicës, Vladeta Kostiq, vizitoi me përfaqësuesit e USAID-it projektet në të cilat kanë punuar bashkërisht pushteti lokal dhe Agjencia e Shteteve të Bashkura për Zhvillim Ndërkombëtar.
Normal
0
false
false
false
EN-US
X-NONE
X-NONE
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;}