„ Ju përgëzoj për përfundimin e vitit shkollor. Ju dëshiroj që të vazhdoni me rrugën e dijes dhe të arsimit dhe me kokëfortësi dhe këmbëngulje të arrini plotësimin e rezultateve. Dua të falënderoj të gjithë mësimdhënësit dhe mësuesit për punën e tyre të përkushtuar në edukimin e brezave të rinj. Gjatë këtij viti ne kemi restauruar dhe pajisur shumë shkolla, por mungesa e hapësirës shkollore, kryesisht për nxënësit e shkollave të mesme, ende mbetet problemi më i madh. I ftoj të gjithë mësimdhënësit që së bashku të krijojmë një ambient më të mirë për nxënësit tanë, si dhe se çdo idejë e tyre e mirë do të gjejë derën e hapur dhe mbështetjen eKomunës së Graçanicës”.
Kryetari i komunës së Graçanicës, Vladeta Kostiq, në fund, i porositi të gjithë nxënësit nga territori i komunës që ta ruajnë, mbi të gjitha, përhersisht miqësinë, t’i kujtojnë mësimdhënësit e tyre dhe, pavarësisht kushteve të vështira, ta kujtojnë me krenari shkollimin e tyre.
Kryetari i komunës së Graçanicës, Vladeta Kostiq, i përgëzoi nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollave nga territori i komunës së Graçanicës për përfundimin me sukses edhe një viti shkollor.