Delegacioni i Komisionit për Punë të Jashtme e vizitoi manastirin e Graçanicës, ku u priten nga motrat e manastirit të cilat i njoftuan me rëndësinë dhe histrorinë e kishës sonë ortodokse të shenjtë, e cila është nën mbrojtjen e UNESCO – s.
Kryetari i komunës së Graçanicës, Vladeta Kostiq, falënderoi mysafirët për vizitën, u dha dhurata modeste për historinë dhe rëndësinë e Graçanicës, duke përfshirë edhe guidën turistike të publikuar nga Organizata turistike “Graçanicë”.
“Një nga drejtimet e zhvillimit të komunës sonë është turizmi. Si komunë, kemi shumë probleme, por një nga problemet më të mëdha, me të cilin po përballemi dhe i cili do t’i zgjidhte problemet e shumta të tjera, është buxheti i përgjysmuar në raport me numrin e popullsisë. Ne kemi buxhet të ndarë për 10 mijë banorë, ndërsa kemi mbi 25 mijë banorë. Që dy vjet jemi duke udhëhequr betejën politike për ta bërë regjistrimin e popullsisë në hapësirat ku jetojnë serbët, sepse atëherë dikush që përfaqësonte komunitetin serb dhe kjo ishte në vitin 2011, mori një vendim të keq politik dhe i thirri serbët që të bojkotojnë regjistrimin e popullsisë. Udhëheqja aktuale e komunës është e gatshme për të korrigjuar këtë gabim, por në këtë rrugë ne kemi nevojë për mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar, mbështetjen tuaj dhe përkrahjen e qeverisë dhe të institucioneve qendrore të Kosovës ", tha kryetari i komunës së Graçanicës, Vladeta Kostiq.
Jason Steinbaum e falënderoi kryetarin Kostiq, i cili, siç tha ai, për herë të dytë e mirëpriti ngrohtësisht në Graçanicë.
“Qëllimi i rëndësishëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është edhe përparimi i komunitetit serb këtu në komunën e Graçanicës, por edhe në tërë Kosovën. Edhe ne në Amerikë kemi komunitete pakicë dhe ndaj tyre sillemi me dinjitet. Shpresoj që edhe qeveria në Prishtinë duhet të punojë në këtë mënyrë”, tha kongresmeni i Komisionit për Punë të Jashtme të Shteteve të Bashuara të Amerikës.
800×600
Delegacioni i Kongresit amerikan, Komisioni për Punë të Jashtme, i udhëhequr nga Jason Steinbaum, e vizitoi sot Graçanicën. Ata u pritën në manastirin e Graçanicës nga motrat e manastirit dhe kryetari i komunës Vladeta Kostiq, i cili ua uroi mirëseardhjen mysafirëve.
Normal
0
false
false
false
EN-US
X-NONE
X-NONE
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;}