Si është gjendja aktuale e sigurisë në Graçanicë? Ne të gjithë jemi të njofuar me sulmet dhe kërcënimet ndaj zyrtarëve komunal dhe më tregoni se si është gjendja aktuale?
Mendimi im dhe mendimi i këshilltarëve të komunës së Graçanicës dhe e tërë Kuvendit është se gjendja e sigurisë nuk është e kënaqshme në komunën e Graçanicës, dhe se niveli i krimit është në rritje dhe se ndjenja e sigurisë ka rënë te qytetarët. Gjithashtu ka rënë në mënyrë drastike besimi në stacionin e policisë në Graçanicë, duke pasur parasysh numrin e madh të rasteve që nuk janë zgjidhur madje edhe numri i rasteve që është raportuar, dhe të mos flas për rastet për të cilat është bërë përpjekje që të raportohen dhe që nuk janë regjistruar në stacionin e policisë. Siç e dini, numri i punonjësve të policisë në stacionin e policisë është shumë i vogël, dikur ky numër i punonjësve ishte shumë më i madh, ne kishim dy nënstacione në komunën tonë, një në Gushtericë dhe një në Lepinë, tani këto dy nënstacione nuk ekzistojnë. Është numri më i vogël i vizitave në këto fshatra kufitare, përkatësisht patrullimeve në territor dhe natyrisht kjo iu lë hapësirë disa grupeve kriminale për ta rritur nivelin e krimit në komunën tonë. Ne sigurisht i kemi mbledhjet e rregullta të Këshillit për siguri, por në Kuvendin e kaluar këshilltarët kanë marrë iniciativë që mysafiri ynë në Kuvend të jetë komandanti i policës, i cili do t’i shqyroi më për së afërmi gjërat pasi që këtë nuk arriti ta bëj në Këshillin e kaluar të sigurisë.
Në çfarë mënyrë duhet të përmirësohet gjendja e sigurisë dhe deri ku është arritur me hetimin, kur bëhet fjalë për sulmet ndaj zyrtarëve komunal?
Komuna nuk është një stacion policor, komuna mund të kujdeset për sigurinë e infrastrukturës, komunale dhe të komunikacionit për qytetarët. Detyra jonë është që ta koordinojmë punën me stacionin e policisë në Graçanicë, por nëse për këtë nuk kemi vullnet të mirë nga ana tjetër, atëherë është kjo është e pamundur. Për këtë arsye komuna duhet dhe mund të kujdeset për sigurinë e qytetarëve të saj, por mekanizëm për këtë janë policët, përkatësisht vetë stacioni i policisë, dhe për këtë arsye ekziston edhe Këshilli për siguri, dhe lidhur me këtë edhe komandanti i policisë duhet të ketë një bashkëpunim intensiv dhe të mirë me kryetarin ekomunës, pavarësisht nëse përkatësia politike e kryetarit të komunës i pëlqen apo jo komandantit të policisë. Ky bashkëpunim në gjashtë muajt e para të mandatit tim ishte shumë korrekt, në qoftë se unë mund të them kështu. Kemi pasur disa situata rreth incidentëve në diskotekë dhe këtë e kemi zgjidhur së bashku në koordinim. Rezultatet menjëherë pas kësaj ishin të dukshme. Por, që nga momenti kur në punën e stacionit të policisë, sipas mendimit tim dhe të komandantit të policisë, ka ndërhyrë aspekti politik është krijuar problemi në komunikim edhe nëse ky komunikim nuk ekziston, atëherë sigurisht do të jetë problem që siguria të sillet në një nivel të kënaqshëm.Unë iu bëj thirrje të gjitha institucioneve, të cilat janë përgjegjëse për t’u marrë me sigurinë e qytetarëve dhe pronave të tyre, të ndërmarrin hapa, duke marrë parasysh se stacioni i policisë në Graçanicë nuk është i aftë për këtë, sipas mendimit të këshilltarëve të Komunës së Graçanicës, sipas mendimit të anëtarëve të Këshillit për siguri, sipas mendimit tim, sepse për çka na duhet neve stacioni i policisë në qendër ë Graçanicës, nëse brenda gjashtë muajve mund të ndodhin tre zjarrvënie kundër zyrtarëve komunal, nëse mund të rritet numri i vjedhjeve dhe nëse siguria nuk është e mirë, atëherë ne mund ta hapim në këtë ndërtesë kopshtin për fëmijë dhe kjo sigurisht do të jetë shumë më e dobishme pasi që kemi një polici e cila nuk po e bën punën e saj.
Në qoftë se zyrtarët komunal nuk ndihen të sigurt, si do të ndjehen të sigurt vetë qytetarët e komunës së Graçanicës?
Zyrtarët komunal janë qytetarët e komunës si të gjithë me të drejta dhe detyrime të barabarta, por është absolutisht e papranueshme që nuk po zgjidhet asnjë rast i vetëm. Ne jemi një vend i vogël dhe ne e dimë shumë mirë, sidomos kur për djegien e fundit të automjetit të avokatit komunal ishte paralajmëruar kjo zjarrvënie dhe kjo ishe raportuar në stacionin policor. Siç e dini, zyrtarët e mi kanë marrë mesazhe kërcënuese dhe të gjitha kjo është raportuar. Pse policia nuk e mori seriozisht këtë ose pse nuk e ka marrë parasysh këtë, unë vërtetë nuk e di, kjo është një pyetje për policinë, por kërcënimet të cilat zyrtarët e mi i kanë marrë nëpërmjet SMS mesazheve kanë filluar të realizohen.
Shpresojmë se gjendja e sigurisë në komunën e Graçanicës do të përmirësohet në periudhën e ardhshme. Ju patjetër do të bëni apel. Tani le të kalojmë në disa çështje politike. Na presin zgjedhjet e ardhshme të paralajmëruara parlamentare në Serbi. Kemi në një farë mase edhe zgjedhjet e paralajmëruara presidenciale në Kosovë. Së pari më thoni për zgjedhjet parlamentare, në çfarë mënyrë ata do të organizohen në Kosovë?
Sa i përket zgjedhjeve parlamentare, tashmë për herë të tretë, OSBE-ja merrë pjesë në organizimin e zgjedhjeve parlamentare, në vitin 2012 raundi i parë dhe i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, në vitin 2014 në zgjedhjet parlamentare, edhe këtë vit në të cilin OSBE-ja gjithashtu do të ketë një organizatë, përkatësisht monitorim dhe mbikëqyrje të të gjitha këto zgjedhjeve. Mendoj se OSBE-ja tashmë ka një ekip të mirë-koordinuar, saktësisht një ekip të koordinuar i cili këtë e bëni edhe në vitin 2014 dhe 2012, ku çdo gjë shkoi me sukses pa incidente dhe probleme, dhe unë nuk shoh pse kjo do të jetë një problem tani, dhe unë jam mjaft i sigurt se nuk do të ketë incidente as nga shqiptarët, as nuk do të ketë probleme nga ana jonë dhe ne do të japim më të mirën. Të gjitha partitë politike tashmë e dinë se çfarë janë kushtet, cilat janë rregullat e mbajtjes së zgjedhjeve të organizuara nga OSBE-ja. Unë mendoj se edhe këtë herë gjithçka do të kalojë pa asnjë problem dhe se zgjedhjet parlamentare do të mbahen edhe në këtë rajon.
Kur bëhet fjalë për zgjedhjen e presidentit në Kosovë, a do ta ketë Lista serbe kandidatin e saj në këto zgjedhje?
Kjo është më shumë një pyetje për presidentin e Listës serbe sesa për mua. Unë jam vetëm një kryetar i zakonshëm i komunës dhe nuk kam një pjesëmarrje të konsiderueshme në punën e Listës serbe. Ju e dini se e drejta e secilit, pavarësisht nga kombi, opsioni politik, të cilin ai e përfaqëson, është që ta ketë kandidatin e vet. A do të jetë Lista serbe, në qoftë se do ta ketë kandidatin e saj, në gjendje të sigurojë edhe 20 nënshkrime nga shqiptarët, duke pasur parasysh se janë të nevojshëm 30 nënshkrime, unë do të doja që kjo të jetë e mundshme. Unë flas në emrin tim personal, duke qenë se në këtë moment nuk i shoh përfaqësuesit e kombësisë shqiptare të cilët do të guxojnë për të vënë nënshkrimin e tyre për kandidatin serb, duke marrë parasysh dhe siç e dini me çfarë shkalle të agresivitetit paraqitet opozita në Kuvend dhe jashtë tij. Unë do të doja që Lista serbe mund ti mbledhte nënshkrimet e mjaftueshme dhe ta ketë kandidatin e saj, por do të shohim.
Sa është buxheti për vitin 2016 dhe çka është paraparë me atë?
Buxheti është i njëjtë si vitin e kaluar, vetëm që është rritur niveli i investimeve kapitale, ndërsa është reduktuar niveli operativ për mallra dhe shërbime, si dhe për subvencione. Në fillim të vitit kemi publikuar një thirrje publike për shpenzimin e subvencioneve. Ligji përcakton se vetëm kryetari i komunës mund të vendosë për këtë dhe se si do të ndahen, por ne nuk dashtëm t’i shpenzojmë mjetet të cilat duhet t’i ndajmë në mënyrë të barabartë aq sa kemi ato. Komisioni do t’ shqyrtojë të gjitha aplikacionet të cilat më pas do t’ia dorëzojë në miratim Kuvendit, pa marrë parasysh, dhe e përsëris, se kjo nuk është një detyrë. Në fund, komuna do të nënshkruajë memorandume me organizatat e përzgjedhura. Me këtë shembull ne duam të tregojmë se është e mundur që të shpenzohen fondet buxhetore në mënyrë transparente. Atje, ku ne mund të kemi një problem janë mallrat dhe shërbimet, duke pasur parasysh se komuna përmes atyre paguan të gjitha mirëmbajtjet e mundshme, ndërhyrjet komunale e emergjente, etj. Ne do të përpiqemi për të rritur mallrat dhe shërbimet të paktën në nivelin e vitit të kaluar, në mënyrë që këtë viti të dalim me probleme të vogla dhe çfarë është e rëndësishme kur bëhet fjalë për investime kapitale, përkatësisht për infrastrukturë, ne po i nisim procedurat për të siguruar që niveli i buxhetit të shpenzphet në kohë. Ne kemi kursime nga viti i kaluar në një shumë prej 400 mijë euro, disa nga këto para do të fokusohen në infrastrukturë, ndërsa një shumë, në qoftë se e aprovon ministria, do të ndahet për mallra dhe shërbime, subvencione dhe në pjesë operative të buxhetit që në këtë vit është ulur ndjeshëm.
Cilat janë projektet e veçanta të planifikuara për këtë vit?
Në tremujorin e parë të këtij viti ne do të përpiqemi që të vazhdojmë sa më shpejt me ndërtimin e rrugës Skullan – Suhodoll. Ne do të përpiqemi për të gjetur mjete për ta vazhduar këtë rrugë deri te Lagjja e Re dhe kështu t’i lidhnim fshatrat. Gjithashtu, të gjitha projektet që janë kryer në fazën e pare, kemi në plan t’i përfundojmë deri në fund, në mënyrë që mos mbesin të papërfunduara. Prioritet është salla në Llapnasellë, dhe paralelisht me këtë, ne të fillojmë bisedimet dhe të kërkojmë fonde për të vazhduar ndërtimin e spitalit në Badoc. Lidhur me këtë unë nuk mund të premtoj asgjë, sepse kjo nuk varet nga komuna, por nga ministritë dhe disa institucione të tjera qendrore. Kolegjiumi do të vendosë se çfarë do të bëjmë, sepse në qoftë se doni të jeni të suksesshëm, si institucion, vendimet nuk mund t’i merrni vetëm, por me ekipin me të cilin ju jeni duke punuar dhe nga këto vendime varet edhe implementimi.
Pse është ndalur me ndërtimin e spitalit?
Nga katër ose pesë miliona të planifikuara, se sa është dashur të ndahen shuma nga qeveria për spitalin, është shpenzuar vetëm një milionë. Spitali, aq sa jam i informuar, ka 9 mijë metra katrorë. Ne kemi formuar një komision i cili ka dalë në terren dhe i cili e ka konstatuar se çfarë është bërë dhe sipas raportit, komuna ia ka borxh punëkryerësit rreth 220 mijë euro. Kontrata ka skaduar dhe ne kemi arritur të sigurojmë 300 mijë burime shtesë, të cilat nuk janë të mjaftueshme për progres të dukshëm në një objekt aq të madh, kështu që na presin një seri bisedimesh me institucionet qendrore, në mënyrë që të gjejmë një zgjidhje të përbashkët, si dhe në çfarë mënyre të vazhdohet me ndërtimin e spitalit, por edhe ku t’i gjejmë paratë. Nëse gjatë këtij viti do të arrijmë të gjejmë fonde shtesë, atëherë rezultatet do të jenë më të dukshme. Unë nuk kam asnjë shpresë të rreme se në një vit apo edhe dy, do të përfundohet me ndërtim, por të paktën të fillojmë, pastaj pas nesh ndoshta dikush më i aftë, më i zgjuar, më i ri, do të arrijë ta përfundojë këtë objekt.
Çka po ndodhë me ndërtimine paralajmëruar të Qendrës së shkollave të mesme?
Disa javë më parë është mbajtur edhe një takim me përfaqësuesit e BE-së dhe u pajtuan për projektin e ndërtimit dhe tani është në zhvillim procedura e tenderit për përgatitjen e një projekti të detajuar. Mendoj se BE-ja është shumë e interesuar për këtë projekt dhe mendoj se ata pothuajse kanë vendosur tashmë. Për ne është shumë e rëndësishme që BE- ja të marrë këtë vendim dhe të sigurojë mjetet për këtë. Çdo gjë është në duart e evropianëve, për shkak se ata bëjnë thirrje për tender për projektin e detajuar, ata e shpallin tenderin për kryerjen e vet punimeve. Ata nga ne kërkuan bashkëmin e parcelës, kanë kërkuar informacione lidhur me infrastrukturë rrugore përreth parcelës. Bëhet fjalë për parcelën e cila është e vendosur në Llapnasellë, në mes të Qendrës kulturore dhe të lumit. Fshati Llapnasellë, për ta, ishte shumë i pranueshëm, sepse ai është i vendosur territorialisht në qendër të komunës sona. Qendrae shkollave të mesme , sipas projektit, duhet të ketë fusha sportive, por ne do të shohim se me çfarë ritëm do të shkojë procedura e tenderimit. Publiku do të informohet në kohë për zhvillimet lidhur me këtë plan, sepse ndërtimi Qendrëssë shkollave të mesme për komunitetin tonë është jashtëzakonisht i rëndësishëm, sepse hapësira në shkollat fillore do të çlirohet nga ndërrime të dyta dhe të treta.
Një nga problemet kryesore në komunën e Graçanicës, si dhe në komunat tjera, është papunësia. Si do ta zgjedh komuna e Graçanicës këtë problem në këtë vit?
Në krahasim me komunat tjera, në dy vitet e fundit, ne kemi punësuar një numër të njerëzve dhe këta njerëz marrin paga nga buxheti i komunës. Buxheti komunal është i tillë që nuk mund të rritet pafundësisht dhe të pranojë punëtorë të rinj. Ne kemi shumë nevojë për vende pune në sektorin real dhe hapat e para që i kemi ndërmarrrë vitin e kaluar për t’i sjellë disa kompani të mëdha në territorin e komunës së Graçanicës. Një nga këto kompani ndërkombëtare është Gorenje. Ne kemi një marrëveshje me atë që një numër simbolik i vendeve të punës t’i ofrohen komunës,përkatësisht që konkursi të shkojë përmes komunës, ndërsa këta njerëz që do të pranohen, do të punësohen në fabrikën Gorenje, e cila gjendet në fshatin Lagjja e Re. Ne do të shohim nëse kemi të interesuar të punojnë në sektorin real, por nëse ka interes vetëm për të marrë një page, por duke mos bërë asgjë, atëherë përsëriten zakonet e vjetra “më jepni një “vauçer” për të mos bërë asgjë, vetëm të ulemi në kafeteri". Praktika të tilla aktualisht në 99 për qind të rasteve nuk ekziston. Ka disa probleme në shëndetësi lidhur me një numër të stafit profesional, sepse sipas sistematizimit kërkohet një specialist mjekësor, ndërsa mjeku specialist tashmë ka një angazhim, ndërsa ne për të kemi shumë nevojë. Më mirë do të ishte që ta punësojmë një mjek dhe një specialist në Qendrën diagnostike dhe t’i japim atij një pjesë të caktuar të përfitimit sesa këto para t’i kthejmë në buxhet. Nëse ekziston një specialist mjekësor, i cili nuk është angazhuar, le të na lajmërohet. Komuna e Graçanicës patjetër do ta punësojë.
Një nga problemet e mëdha, i cili duket që nuk po zgjidhet, është problemi i qenve endacakë …
Azili është diçka që ne e kemi trashëguar. Kjo është diçka që është nënshkruar në vitin 2013 dhe ky azil së pari ishte vendosur tek ETC – ja dhe tani gjendet atje lart te Padalishta. Ky azil duhet urgjentisht të largohet nga ky vend. Ne do të përpiqemi që në mars të këtij viti ta zhvendosim këtë azil ne një vend, i cili do të gjendet larg vendbanimeve dhe ajo çfarë është në fuqinë tonë është që ta financojmë këtë azil. Ne mund edhe ta mbyllim. Shumë herë kam folur për këtë çështje në nivelin qendror edhe në takimet e Asociacionit të Komunave të Kosovës, por më besoni se komunat tjera kanë probleme shumë më të mëdha me qentë endacakë.
Në çfarë mënyrë do të zgjidhet problem i deponive të egra?
Tre vjet më parë ne kishim 27 deponi ilegale. Në pranverën e vitit 2014 filluan fushatën për pastrimin e tyre, me të cilën u zvogëlua numri i deponive ilegale. Një vit më pas, në pranverë, me një veprim të ri kemi bërë përparim të ri në këtë fushë. Këtë pranverë do të organizojmë një aksion tjetër lidhur me heqjen e deponive ilegale, por problemi nuk është pastrimi i deponive ilegale. Ne duhet të parandalojmë krijimin e tyre dhe për këtë është e nevojshme të ndryshohen zakonet e qytetarëve.
A ekzistojnë ndëshkimet për individët e papërgjegjshëm në këtë aspekt?
Ekzistojnë ndëshkimet, por Shërbimi i jonë i Inspektimit ka katër inspektorë, ndërsa ne kemi mbi 20 mijë banorë dhe një territor të madh dhe është e pamundur që çdo moment katër inspektorë ta mbulojnë territorin, duke pasur parasysh që ata nuk janë vetëm përgjegjës për ekologjinë, por edhe për infrastrukturën, tregtinë, ekonominë, zonën e biznesit. .. Komuna jonë ka një projeksion, sistematizimin e punëtorëve dhe buxhetin për 10 600 banorë, ndërsa numri real i popullsisë në komunën tonë është mes 22 dhe 25 mijë. Do të thotë, ne kemi nevojë për dyfish më shumë njerëz, dyfish më shumë buxhet për të funksionuar sa më mirë. Ne përpiqemi për të siguruar shërbime të rregullta për qytetarët me këtë kapacitet në dispozicion. Mendoj se me një angazhim për punë të mirë këtë jemi duke arritur dhe këtë e tregojnë edhe kriteret dhe treguesit. Nëse do ta kishim buxhetin për 22 ose 25 mijë dhe numrin e punëtorëve, do të jem i sigurt, se niveli i shërbimeve të komunës së Graçanicës do të ishte shumë më i mirë.
800×600
Kryetari i komunës së Graçanicës, Vladeta Kostiq, deklaroi për progarmin e Radio Graçanicës se gjendja e sigurisë nuk është në nivelin e kënaqshëm dhe se ka rënë edhe besimi në stacionin policor në Graçanicë. Kostiq foli për planet dhe sfidat e reja të pushtetit lokal në vitin 2016.
Normal
0
false
false
false
EN-US
X-NONE
X-NONE
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;}