A janë në përfundim problemet që lidhen me furnizimin me ujë?
Problemet aktuale më të mëdha në lidhje me furnizimin me ujë janë përfunduar. Është zëvendësuar gypi i ujësjellësit në bashkëpunim me Kompaninë e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, në një gjatësi prej 1500 metrash dhe jemi duke punuar në instalimin e valvulave dhe rregullatorit të presionit. Tubacionet e tjera të rrënuara të ujësjellësit sipas planit do të zëvendësohen në periudhën e ardhme, në mënyrë që problemet e furnizimit me ujë të minimalizohen.
Cilat janë arritjet më të rëndësishme të departamentit tuaj në vitin 2015?
Asfaltimi i rrugëve lokale që ishin në një gjendje shumë të keqe: Batushë-Lepinë, Preoc-Uglar dhe gërmimi dhe pastrimi i lumenjve dhe kanaleve për të parandaluar përmbytjet në komunë.
Prioritetet aktuale të shërbimit tuaj?
Aktualisht, prioriteti ynë më i madh është mirëmbajtja dimërore e rrugëve në komunë për të siguruar rrjedhjen e sigurt të trafikut. Gjithashtu, është kryer edhe blerja e një sasie të caktuar të kripës dhe zhavorit për këtë qëllim.
Deri ku është arritur me formimin e një kompanie komunale?
Komuna e Graçanicës i ka dorëzuar të gjitha dokumentet e nevojshme për regjistrimin e kompanisë komunale në ministrinë kompetente dhe është në pritje të një përgjigje më shumë se një vit.
Cilat janë planet tuaja për vitin 2016?
Që me forcat në dispozicion dhe investimet maksimale të ofrohen shërbimet më të mira që janë brenda kompetencave tona për të gjithë banorët e Komunës së Graçanicës. Gjithashtu, planifikohet investimi në infrastrukturë, në mënyrë që në të gjitha vendbanimet të krijohen kushtet adekuate për jetën.
Kur do të zgjidhët problemi në lidhje me ndriçimin rrugor?
Për shkak të mirëmbajtjes së dobët të ndriçimit rrugor, komuna e ka ndërprerë kontratën me kompaninë që ishte duke punuar deri më tani dhe derisa sa nuk zgjedhet kompania e re përmes tenderit për mirëmbajtjen afatgjate të ndriçimit, ne nuk do të jemi në gjendje për të zgjidhur problemet lidhur me ndriçimin rrugor.
Cili është mesazhi juaj festiv i drejtuar qytetarëve?
Të gjithë banorëve të Komunës së Graçanicës, pavarësisht nga përkatësia etnike apo fetare, i dëshirojmë që festat e ardhshme të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve t’i presin me shëndet, lumturi dhe gëzim dhe që viti 2016 të jetë më i mirë sesa ai mëparshmi.
800×600
Punën e Departamentit të Shërbimeve Publike të Komunës së Graçanicës në vitin 2015 e shënuan problemet e shumta lidhur me furnizimin me ujë dhe lufta kundër përmbytjeve. Me punën e përkushtuar të punëtorëve dhe menaxhmentit të këtij departamenti këto probleme janë tejkaluar. Drejtori Vladica Trajkoviq thotë se ka shumë punë për të bërë në vitin 2016, por ai beson në sukses
Normal
0
false
false
false
EN-US
X-NONE
X-NONE
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;}