Sipas fjalëve të drejtorit të Departamentit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale të Komunës së Graçanicës, aksioni ishte shumë i suksesshëm dhe tregoi se si gjëra të tilla janë të rëndësishme për popullatën.
“Aksioni ka filluar në ora 09:00 dhe ka zgjatur deri në orën 18:00. Në këtë periudhë kohore më shumë se 30 pacientë kanë kryer ekzaminimin parandalues të lëkurës në ambulancën dermatovenerologjike. Janë bërë ekzaminimet kryesore të lëkurës, kryesisht të lythave. Ekzaminimet ishin të lira dhe janë kryer nga ekipet profesionale të Qendrës diagnostike në Graçanicë. Ky është një motivim që të vazhdojmë me aksione të ngjashme edhe në periudhën e ardhshme”, tha Miciq.
Departamenti i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale i Komunës së Graçanicës nesër do të vazhdojë me aksionin “Një buzëqeshje e bukur – një jetë e shëndetshme” në institucionin parashkollor në Suhadoll dhe Lepinë, ndërsa të enjten në Llapnasellë do të hapet zyrtarisht Reparti i fiziatrisë.
Me rastin e javës së fushatës evropiane të luftës kundër melanomit, tumori më vdekjeprurës i lëkurës, Departamenti i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale e Komunës së Graçanicës ka organizuar dje ekzaminimet falas në Qendrën diagnostike në Graçanicë.